Haziri, Ramush Haradinajt: Kadri Veseli po të lë në lloç

Aktuale

Haziri, Ramush Haradinajt: Kadri Veseli po të lë në lloç

Më: 28 janar 2019 Në ora: 22:16
Haziri dhe Haradinaj

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri nëpërmjet një shkrimi në Facebook thotë se kryeministri Ramush Haradinaj po braktiset nga i pari i PDK’së Kadri Veseli. Për një gjë të tillë, Haziri thotë ta ketë paralajmëruar me kohë, të parin e AAK’së.

Komentet e Hazirit vijë pak orë pasi i pari i PDK’së propozoi pezullimin e taksës ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja për një periudhë 120 ditëshe.

“Kryeminister, t'kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi. Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t'lanë n'lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai. Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë. Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme... Shefi i PAN'it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!’, shkruan Haziri në Facebook.

Ndërkohë vetë Haradinaj, po sonte, në një intervistë për syri.net nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që kjo të jetë java e tij e fundit si kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat