Geci mesazh Haradinajt, e paralajmëron për lojërat e “gjarprit”

Aktuale

Geci mesazh Haradinajt, e paralajmëron për lojërat e “gjarprit”

Nga: N.Sh Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:56
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Njëri prej shtatë vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt, Nehati, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për lojërat e presidentit Hashim Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe LDK-në.

Geci thotë se, lojërat politike të Thaçit janë për me vështirësuar jetën e qytetarëve të vendit, që sipas tij, kjo po merr përmasa të mëdha.

Ai thotë se tash le ta kupton edhe kryeministri Ramush Haradinaj se sa kanë hequr ata nga intrigat e presidentit Thaçi.

Sipas Gecit, këtë duhet me kuptua edhe LDK-ja, e cila ishte në pushtet me Thaçin, se nga pabesia e tij në stilin e gjarprit kush është duke pësuar.

Ja postimi i plotë:

Duke u bazuar në situatën politike në vendin tim, si qytetar i thjeshtë dhe opinionin e mijëra qytetarëve të tjerë, kuptohet qartë se lojnat politike të Hashim Thaçit, për me vështirësua jetën e qytetarëve të vendi po merr përmasa për ditë e më shumë.

Le ta kupton tani edhe Ramush Haradinaj se sa kemi hequr na nga intrigat e tij të paskrupulla, por edhe LDK-ja sa ishte në pushtet me ta, se nga pabesia e tij në stilin e gjarprit kush po pëson në këto lojëra politike të ndyra.

Besoj se, të gjithë pajtohen me mua se vetëm populli humb në këto raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat