Ndahen 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit

Aktuale

Ndahen 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 10:45
Qeveria Haradinaj

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 15 mijë euro për familjen e ish-zëvendësministrit të diasporës, Arian Daci, i cili humbi jetën tragjikisht nga një ortek më 26 janar në Brezovicë.

Mbledhja e sotme e Qeverisë filloi me një minutë heshtje në nderim të djalit te kryetarit të akademisë së shkencave, Nexhat Dacit.

Mblidhet Qeveria, propozohet ndarja e mjeteve për familjen e Arian Dacit

I pari i ekzekutivit do të mbledhë sot ministrat në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.

Në rend të ditës për diskutim janë disa pika.

Në mesin e tyre si pikë e dytë, pas aprovimit të procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara është edhe ndarja e mjeteve financiare për familjen e ish’Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit që ndërroi jetë tragjikisht në Brezovicë të dielën.

Në rend të ditës janë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të vitit 2019 të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu, edhe propozim-vendimi për themelimin e Komisionit Disiplinor për drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit në Ministrinë e Financave e ndryshim-plotësimi i vendimi të Qeverisë lidhur me kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat