Sherifi: Heqja e taksës pa u hequr arsyet është kthim prapa

Aktuale

Sherifi: Heqja e taksës pa u hequr arsyet është kthim prapa

Më: 29 janar 2019 Në ora: 12:32
Bilall Sherifi

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se heqja e taksës pa u hequr arsyet e vënies, inkurajon Serbinë të vazhdoj agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën.

Sherifi përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë, Kosova, përballë agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, ka ndjekur rrugën e lëshimit pe, dhe rrugën e ikjes nga ballafaqimi duke mos i mbrojtur interesat e saj.

Prandaj thotë se qoftë pezullimi apo heqja e taksës 100% pa u hequr asnjë nga arsyet është kthim mbrapa, kthim në rrugën e vjetër.

 “Ndjekja e rrugës së vjetër sjellë rezultatin e njëjte. Madje, ajo rrugë vetëm sa do ta trimërojë Serbinë të vazhdojë me intensitet të shtuar agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Sherifi.

Shkrimi i plotë:

Heqja e taksës pa u hequr arsyet e vënies, inkurajon Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën! Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës mbi bazë të propozimit gjithpërfshirës të Martti Ahtisaarit, Kosova, përballë agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, ka ndjekur rrugën e lëshimit pe, rrugën e ikjes nga ballafaqimi duke mos i mbrojtur interesat e saj ashtu siç do t’i mbronte çdo shtet tjetër i pavarur dhe sovran! Prandaj, qoftë pezullimi, qoftë heqja e taksës 100% pa u hequr asnjë nga arsyet që e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës për ta marrë këtë vendim është kthim mbrapa, kthim në rrugën e vjetër, në rrugën e konçesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë, rrugë e cila është dëshmuar si e gabuar! Ndjekja e rrugës së vjetër sjellë rezultatin e njëjte. Madje, ajo rrugë vetëm sa do ta trimërojë Serbinë të vazhdojë me intensitet të shtuar agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën! Nëse do të më duhej të zgjidhja mes qortimit nga SHBA-të për shkak të mos heqjes së Taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, apo nënshtrimit ndaj Serbisë duke hequr taksën pa u hequr arsyet që kanë çuar në vënien e saj, pa u menduar fare do të zgjidhja të parën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat