Diskutohet për raportin e shkrimtarëve me mediat

Aktuale

Diskutohet për raportin e shkrimtarëve me mediat

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:19
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës ka organizuar sot debat me temën "Shkrimtari dhe mediat".

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica tha se shkrimtari e ushqen mediumin e po ashtu ka rol edhe në informim.

"Është shkrimtari, krijuesi ai që ushqen mediumin edhe kur ka rol informues dhe në rolin tjetër argëtues. Shkrimtarët po heshtin. Një temë aktuale mediat shpërfillin rolin e shkrimtarit raportet e dyte imediate dhe duke injoruar punën e shkrimtarëve", tha ai.

Publicisti dhe shkrimtari Zeqir Bekolli, u shpreh se historia e artit të të shkruarit është shumë më e lashtë se vet mediat. Ai u shpreh i pakënaqur me mediat në Kosovë.

"Një numër mediash kanë rënë në rrugë të të tregtarëve, ata e shohin këtë si biznes. Disa nga mediat janë në interesa të subjekteve politike. Kanë dal edhe dhjetëra portale, duke pasur parasysh komercializmin. Në të tilla situata edhe vet shkrimtarit i ndodh një injorim", tha ai.

Kritikues ndaj mediave u shpreh edhe shkrimtarja Albina Idrizi.

"Media do të mund të jetë me shumë pozitive, të jetë rol domethënës, dhe të zgjoj kreativitetin te të rinjët. Shkrimtari mbetet në hije të saj. Mediat kanë humbur vëmendjen e shkrimtarëve, por që nuk arsyetohet”, tha ajo.

Tutje Bedri Halimi tha se dija që mund të merret nga libri, nuk mund të merret nga mediet.

"Është më se e nevojshme se ngjarjet kulturore duhet të prezantohen më gjerë e më thellë. Numri i lexuesve ka rënë me shumë, jo pse nuk shkruajnë, por që ka rënë roli dhe vlera e tyre", tha Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat