Bashkim Ramosaj i përgjigjet Thaçit për skllotën

Aktuale

Bashkim Ramosaj i përgjigjet Thaçit për skllotën

Më: 29 janar 2019 Në ora: 16:23
Bashkim Ramosaj dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj i është përgjigjur Presidentit Hashim Thaçi, i cili përmes një statusi kishte thënë “Bora ka zënë të shkrihet shpejt...Uroj të mos bëhet skllotë”.

Thaçi kështu kishte ironizuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili disa herë i pyetur rreth mundësisë së heqjes së taksës, kishte përdorur si metaforë shkrirjen e borës.

Ramosaj ka thënë se populli e don vlerën e vet, njeriun që bën histori.

Pa ndërhyrje reagimi i Ramosajt:

Edhe borën edhe skllotën, poashtu kurthat e intrigat e ndërtuara ndaj tij i kaloi.

Kur mendoni që rrëzohet, prap më i fortë do të jetë.

Populli e don vlerën e vet, njeriun që bëri Histori .

Njeriun që i dha kuptim ndjenjës kombëtare.

#KaArdhKohaMeILonPollavrat.

#KaArdhKohaMeTëDashtKosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat