Çelaj kërkon që t’iu ndalohet alkooli dhe duhani të miturve

Aktuale

Çelaj kërkon që t’iu ndalohet alkooli dhe duhani të miturve

Më: 29 janar 2019 Në ora: 17:18
Lirak Çelaj

Zëvendësministri i Integrimeve Europiane, Lirak Çelaj ka kërkuar që të zbatohet ligji që ndalon shitjen e alkoolit e duhanit për të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.

Këtë propozim Çelaj e ka bërë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Shërbimi i pijeve alkoolike nën moshën 18 vjeçare, hyrja e lirë në ambiente që janë të ndaluara nën këtë moshë, blerja dhe shitja e duhanit në orët e vona nga personat nën 18 vjet, lëvizja e të miturve në orët e vona në qytet. Këto janë disa nga çështjet ku duhen zbatuar ligjet dhe të sillen ligje ku mungojnë, për të mbrojtur të rinjtë tanë nga alkooli, duhani dhe substancat narkotike”, ka thënë Çelaj.

Po ashtu, Çelaj ka thënë se për ta është obligim që të krijojnë një ambient të sigurtë për të rinjtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat