Pamje dramatike nga lufta e Pashtrikut, ja se si u vranë Mujë Krasniqi me 41 ushtarë

Aktuale

Pamje dramatike nga lufta e Pashtrikut, ja se si u vranë Mujë Krasniqi me 41 ushtarë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një video inçizim i dërguar nga Esat Shala, shfaq momente që pretendohet të jenë nga beteja e famshme e Pashtrikut, afër kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë më 14 dhjetor të vitit 1998 ku u vra komandant Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij.

Video e xhiruar nga vetë pjesëtarë të UÇK-së, sipas Esat Shalës i cili thotë se në të njëjtën betejë është vrarë edhe motra e tij, Luljeta Shala, bashkë me të fejuarin e saj, Hysen Bujupaj.

“Motra ime kishte një barrë të rëndë në krahët e saj 40kg dhe gjatë rrugës për në Kosovë çizmet ia kishin vra këmbët… dhe i ka hjek ato çizme te ushtrisë dhe ka vazhdu rrugën ne borë zbathur deri sa janë ra në pritë aty është vra Mujë Krasniqi në ballë të Kolonës dhe 35 deshmorë në mesin e tyre edhe motra ime”, tregon Shala.

Në video dëgjohen krismat e pushkës gjatë betejës, si dhe paraqiten disa pamje të ushtarëve të vrarë pas saj.

Kujtojmë se në betejën e Pashtrikut është vrarë Komandant Mujë Krasniqi së bashku me 41 luftëtarë të UÇK-së në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.

Mujë Krasniqi lindi më 6 qershor 1967 në fshatin Çabiq të Klinës. Që në ato vite, në shoqëri me rapsodët nga Mleqani, Muja e donte këngën. Kur e organizuan celulën ilegale atdhetare, ishte viti 1984, kur Muja i kishte 17 vjet, për të qenë aktiv në këtë lëvizje deri në rënien e tij.

Prej vitit 1990 e këndej ka qenë gjithnjë në shënjestër të përndjekjes së milicisë serbe. Ai ishte arrestuar disa herë dhe keqtrajtuar. Disa herë e kishte kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri për ta furnizuar UÇK-në me armë, duke përballuar shtigjet e gjata këmbë, motin e lig, pritat armike, terrenin e vështirë.

Ndërkaq, më 5 mars të vitit 1998, Mujë Krasniqi luftonte në Burojë e në Vojnik, kur lufta tashmë po merrte përmasa të gjera. Në prill të vitit 1998, gjatë kryerjes së detyrës së dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ai u plagos rënda tash për herë të dytë, mbasi herën e parë ishte plagosur në luftimet në Rrafshin e Llullës. Ai ishte shëruar në spitalin ushtarak ishte vendosur në Likoc.

Duheshin përgatitje për beteja të reja, andaj u nis sërish për kufi me Shqipërinë më 41 bashkëluftëtarë për të dërguar armë në Kosovë, më 13 dhjetor 1998. Atëkohë përshkruhet një dimër i vështirë. Bjeshkët e Shkëlzenit ishin të mbuluara me borë. Një ditë pas u zunë në prit nga forcat serbe dhe u vra bashkë ,me ushtarët e tij.

Pas rënies së Mujë Krasniqi, Brigada 113 mori emrin e komandant Mujë Krasniqi, e cila gjatë luftës i dha kombit edhe 166 dëshmorë tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat