Thaçi ‘godet’ Haradinajn për Amerikën: Mos kafsho dorën që të ushqen

Aktuale

Thaçi ‘godet’ Haradinajn për Amerikën: Mos kafsho dorën që të ushqen

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:26
Ramush Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për mos largim të taksës 100% ndaj mallrave serbe edhe pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Evgjeni Thaçi e cila është edhe mbesa e presidentit të vendit Hashim Thaçi, përmes një reagimi të saj në facebook, ka hedhur kritika ndaj ekzekutivit të Qeverisë Haradinaj ndërsa ka theksuar që të mos përfillësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kesh shtet me fuqi globale.

Postimi i plotë

”Mos kafsho dorën qe te ushqen”, thonë amerikanet.

Ne jemi populli me pro-amerikan ne bote. Kjo dashuri ka ardhur natyrshem si rrjedhoje e mbeshtetjes historike qe ne shqiptaret kemi marr nga ShBA-ja.

Te mosperfillesh Ameriken duhet te kesh komoditetin e nje shteti me fuqi globale. Kam frike se ne nuk e kemi kete komoditet.

Ne kohen kur Kosova perballet me izolim nga BE-ja, probleme te brendshme socio-ekonomike, ngecje ne integrime dhe njohje… ne nuk mund te luajme me karten e kushtezimit ndaj aleatve tone strategjik kryesor.

Shpresoj se Amerika do ti shoh keto veprime si manovra momentale, lokale me qellime elektorale. #usa ?? #kosova ?? #unitedwestand”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat