Ambasadori amerikan i jep mbështetje Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Aktuale

Ambasadori amerikan i jep mbështetje Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:43
Philip Kosnett

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka kërkuar nga politika që të qëndrojë larg arsimit, duke pohuar se Agjencia Kosovare e Akreditimit duhet të jetë e pavarur.

“Sektori i edukimit nuk ka vend për politikë. Unë e mbështes plotësisht qëndrimin e Apostolovës se Agjencia Kosovare e Akreditimit duhet të jetë e pavarur  në mënyrë të sigurohet arsim cilësor në Kosovë”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Reagimi ambasadorit Kosnett ka ardhur pas takimit që Apostolova ka pasur me zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, ku kanë diskutuar rreth ultimatumit të rektorëve të universiteteve për shkarkim të Komisionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat