Deputetja e VV-së: Familja Daci duhet t’i refuzojë paratë e ndara nga Qeveria

Aktuale

Deputetja e VV-së: Familja Daci duhet t’i refuzojë paratë e ndara nga Qeveria

Më: 29 janar 2019 Në ora: 18:45
Arian Daci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka dalur kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 15 mijë eurove për familjen e zëvendësministrit që humbi jetën tragjikisht në Brezovicë, Arian Daci.

Sipas Pacollit, shumë punëtorë në Kosovë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, dhe se për të njëjtit nuk ka pasur përkujdesje nga shteti.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Shumë punëtorë për të siguruar bukën për familjet e tyre kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës ku punonin pa asnjë masë sigurie. Shumë prej tyre kanë lënë prapa fëmijë pa përkujdesje e në kushte të rënda sociale. Shteti nuk ndau asgjë për ta.

Shumë familje detyrohen të kërkojnë nga të afërmit e qytetarët që sado që munden t’i ndihmojnë për të paguar shërimin e fëmijëve të tyre. Shumë kërkesa bëhen në sheshe të qyteteve, radio, rrjete sociale e televizione. Shteti nuk është askund. Shteti nuk i ndihmon këto familje.

Sot shteti ndau 15.000 euro për familjen Daci. Vdekja e Arianit është humbje e madhe për familjen Daci por paratë nuk e lehtësojnë dhimbjen e tyre dhe nuk ka nevojë për to. Prandaj familja Daci duhet t’i refuzoj paratë.

Shteti i drejtë vepron drejtë për të gjithë qytetarët pa dallim. Shteti social garanton barazi e mirëqenie për të gjithë. Kosova është shtet, por nuk është shtet i së drejtës e as shtet social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat