Nuk arriti të bëhet deputet, daja i Ramush Haradinajt punësohet në agjencinë e kryeministrisë

Aktuale

Nuk arriti të bëhet deputet, daja i Ramush Haradinajt punësohet në agjencinë e kryeministrisë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 19:31
Ramush Haradinaj dhe Lahi Brahimaj

Lahi Brahimaj nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017.

Ai mori 8,121 vota, të cilat ishin të pamjaftueshme për të mposhtur konkurrencën në listën e koalicionit PDK-AAK-NISMA në garën për deputet.

Por, Brahimaj nuk ka mbetur jashtë institucioneve.

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se Brahimaj është punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Punësimi i tij është bërë në kohën kur kryeministër është nipi i tij, Ramush Haradinaj.

AUV-ja është agjenci në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Brahimaj e ka konfirmuar se është punësuar në këtë pozitë. 

Thotë se nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë ndihmë nga Kryeministri për t’u punësuar. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Jam punësuar që rreth 3 muaj përmes konkursit”, tha Brahimaj për kallxo.

“Për nderin tim, jo”, u shpreh Brahimaj kur u pyet nëse ka pasur ndërhyrje ose ndihmë nga ana e Kryeministrit për punësimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat