Shoqëria civile: Ata dhanë gjakun për liri, ne japim gjak për të shpëtuar jetë

Aktuale

Shoqëria civile: Ata dhanë gjakun për liri, ne japim gjak për të shpëtuar jetë

Më: 29 janar 2019 Në ora: 20:39
Ilustrim

Shoqëria civile nga Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit, për nderë të 31 janarit, ditës së rënies së heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët.

Ky aktivitet organizohet si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar  nga heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Njoftohet se aktiviteti është i hapur për pjesëmarrje të të gjithë qytetarëve të vendit, prandaj organizatori iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar të bëhen pjesë e këtij aktiviteti për të dhuruar gjak që shpëtojnë jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat