Hoti alarmon: Kosova në prag të prishjes së marrëdhënieve me SHBA-të, kryeministri në largim këtë se ka problem

Aktuale

Hoti alarmon: Kosova në prag të prishjes së marrëdhënieve me SHBA-të, kryeministri në largim këtë se ka problem

Nga: N.H Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:31
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar raportin e Transparency International, që vlerëson se Kosova ka rënë nga pozita 85 në pozitën 93 në luftën kundër korrupsionit.

Derisa, shefi i GP të LDK-së nuk ka lenë anash pa komentuar edhe raportet e fundit mes SHBA-së dhe Kosovës, për çka e ka numëruar si një nga problemet që Kosova është në prag të prishjes së marrëdhënieve miqësore me këtë shtet, dhe për ketë thotë se kryeministri në largim nuk po e konsideron si një problem.

Sipas Hotit, lajme të tilla nuk duhet të prodhohen në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi i tij:

1. Kosova ka bërë regres në luftimin e korrupcionit. Transparency International vlerëson se Kosova ka rënë nga pozita 85 në pozitën 93. Kjo sigurisht nuk është e papritur me këtë qeveri. 

2. Kosova në prag të prishjes së marrëdhënieve miqësore me SHBA. Kryeministri në largim deklaron se kjo nuk është problem. 

3. Kosova e bllokuar nga grevat në arsim, shëndetësi dhe adminsitratë, të nxitura nga vendimi i Qeverisë për të rritur pagën për vete, edhe pse kjo u vlerësuar të jetë konflikt i interesit nga Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur ligjërisht për të dhënë vlerësime të tilla.

Lajme të tilla nuk duhet të prodhohen në Kosovë. Ne duhet të prodhojmë lajme për investitorë të huaj që investojnë në Kosovë, për arritje në diplomaci, për përmirësim të jetës së qytetarëve, lajme për plotësim të kërkesave për integrim evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat