Konjufca: Hashim Thaçi vazhdimisht po e shkel Kushtetutën

Aktuale

Konjufca: Hashim Thaçi vazhdimisht po e shkel Kushtetutën

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:41
Glauk Konjufca

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka shkelur kushtetutën. Madje, sipas tij, kjo ka ndodhur disa herë. Këto, Konjufca i ka thënë në mbledhjen urgjente të Komisionit për Punë të Jashtme të thirrur për Projektligjin për Dialogun. 

“Presidenti e ka shkel kushtetutën bile po e shkelë shumë shpesh, dhe ne si deputet po merremi me gjera koti siç është kjo letër që na ka ardh këtu”, ka thënë Konjufca, duke ju referuar projektligjit për dialogun të propozuar nga PSD-ja. 

“Shkeljet janë të qarta në këtë ligj, ky ligj e shkel ligjin organik që është Ligji për Marrëveshjet Ndërkombëtare, që e ka Kosova”, ka shtuar ai, shkruan Gazeta Express. 

“Këtu vetëm përgjegjësitë formale specifikohen dhe jo edhe kufijtë e diskutimit atje”, tha Glauk Konjufca në mbledhje. 

“Letra e Mogherinit thotë qe ata kane shku shumë larg në bisedime dhe së janë afër marrëveshjes. Presidenti duhet me na kallxu atë substancë që është”, ka thënë deputeti i VV-së. 

“Ky ligj as për së afërmi nuk i ndërhynë presidentit dhe nuk e pengon atë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat