Limaj takohet me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, diskutuan për zhvillimet e tanishme

Aktuale

Limaj takohet me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, diskutuan për zhvillimet e tanishme

Nga: Z.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:07
Foto

Zëvendëskryeministri, njëkohësisht kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj partie, ka pritur në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përcjell Bota Sot.

Limaj në këtë postim ka thënë se u diskutua për zhvillimet e tanishme, me theks të veçantë dialogun Kosovë-Serbi. Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror e ka informuar zyrtarin gjerman për punën e këtij delegacioni si dhe platformën për dialog me Serbinë.

Postimi i plotë:

Zv/kryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit të Kosovës për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e tanishme, me theks të veçantë dialogun Kosovë-Serbi. Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror e ka informuar zyrtarin gjerman për punën e këtij delegacioni si dhe platformën për dialog me Serbinë.

Limaj ka thënë se kjo platformë do ta paraqesë zërin unik të Kosovës dhe do ta reflektojë vizionin dhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë.

"Ishte konkludim i përbashkët që marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të sjellë paqe e stabilitet në këtë pjesë të rajonit dhe të hapë perspektivë evropiane për të dy vendet", ka thënë Limaj, duke i falënderuar z. Helbach dhe ambasadorin Heldt për ndihmën e vazhdueshme që shteti gjerman ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat