Rexhaj: Rroftë SHBA, e mallkuar ju pushtetarë krimi

Aktuale

Rexhaj: Rroftë SHBA, e mallkuar ju pushtetarë krimi

Nga: A.Zh Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:20
John Bolton, Donald Trump

Në media është raportuar se John Bolton, Këshilltar Nacional për Siguri i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, do ta qortojë sot kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Qortimet kanë të bëjnë me kushtëzimet që Haradinaj i ka bërë bashkësisë ndërkombëtare, për të hequr taksën ndaj produkteve serbe.

E ndaj këtij lajmi ka reaguar ashpër publicisti Xhevat Rexhaj, përcjell Bota sot.

Ai përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur “shkatërrues shteti e kancer” udhëheqësit politikë të Kosovës.

“Ikni more shkatërrues shteti nga politika, se jeni bërë kancer për Kosovën. Rrnoftë SHBA, e mallkue ju pushtetarë krimi”, ka shkruar Rexhaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat