Deputeti Zeka thotë se takimi i sotëm Haradinaj, Veseli, Limaj është vendimtar për Qeverinë

Aktuale

Deputeti Zeka thotë se takimi i sotëm Haradinaj, Veseli, Limaj është vendimtar për Qeverinë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 17:55
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka ka folur për takimin që po mbahet momentalisht në mes të krerëve të shtetit duke thënë se ky mund të jetë takim vendimtar për rrëzim të Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

“Kanë dal publikisht qëndrimet e PDK së dhe kryeministrit që në bazament janë identike por ndryshojnë në mënyrën se si do të realizohen.Edhe Veseli është më vazhdu taksa, me u pezullu deri me ni kohë”, deklaroi Zeka duke folur për taksën për produktet serbe dhe boshnjake.

Sipas tij, të dy nga liderët kanë qëndrime me të cilët Zeka pajtohet.

“Unë pajtoj në mënyrë absolute me këta të dy që ne e kemi ulur kurrizin shumë për 20 vite por për fat të keq ne e i kemi lazdruar shumë ndërkombëtarët”, shtoi deputeti i Nismës në T7.

Sa i përket takimit që po bëhet momentalisht në mes të liderëve të shtetit, deputeti Zeka ka shtuar se kjo mund të jetë ditë vendimtare për rrëzimin e Qeverisë.

“Sot mund të kemi një lajm për vazhdimin dhe rrëzimin e qeverisë. Është takim vendimtar për vazhdimin apo rrëzimin e kësaj qeverie. Personalisht kam kërkuar që për shkak të gjykatës speciale të vazhdojë Qeverisë Haradinaj”, shtoi ai.

Sipas deputetit askush nuk po kërkon rrëzimin e Qeverisë, por, ajo mund të rrëzohet nëse sot nuk arrihet një kompromis e ndonjëra nga palët nuk lëshon pe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat