Nesër edhe Dogana në grevë

Aktuale

Nesër edhe Dogana në grevë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 19:58
Ilustrim

Grevat në Kosovë nuk kanë të ndalur. Nesër valles së grevave të shumta do t’i bashkohen edhe doganierët e Kosovës.

Express ka mësuar se fillimisht greva do të jetë njëorëshe, dhe do të bllokohen vetëm trakat e kamionëve.

Siç mësohet nëse kërkesat e Sindikatës së Doganës nuk plotësohen do të pasojë grevë e përgjithshme. 

Gjatë ditës ëshë raportuar se  Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ka  mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm ku janë  diskutuar pakënaqësitë e punonjësve sa u përket koeficienteve të pagesës së paraparë në Draft-Ligjin për Paga dhe ndryshimit të statusit të zyrtarëve doganorë në amendamentit e dt. 29.01.2019 të Ligjit mbi Zyrtarin Publik.

“Pakënaqësitë e punëtorëve janë shumë të theksuara dhe shumë shpejt do të vendoset nga delegatët cili do të jetë veprimi i mundshëm me i radikalizuar sindikal i shprehjes së këtyre pakënaqësive, i cili do të ndërmerret shumë shpejt dhe për detajet tjera të këtyre veprimeve do të ju mbajmë të njoftuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat