Vuçiq telefonatë me Han: Dialogun e vazhdojmë kur Prishtina të heq taksat - Bota Sot
Vuçiq telefonatë me Han: Dialogun e vazhdojmë kur Prishtina të heq taksat

Aktuale

Vuçiq telefonatë me Han: Dialogun e vazhdojmë kur Prishtina të heq taksat

Nga: F. B. Më: 30 janar 2019 Në ora: 20:02
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe komesari evropian për raporte fqinjësore dhe bisedime rreth zgjerimit Johanes Han, në bisedën telefonike kanë shqyrtuar situatën në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht raportet mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe hapat e mëtutjeshëm në rrugën evropiane të Serbisë shkruan “Blic”, transmeton “Bota sot”.

Si është kumtuar nga zyra informuese e presidencës, Vuçiq komesarit Han përsëri i ka treguar pasojat që taksa në mallrat serbe si masa të njëanshme jo përgjegjëse të Prishtinës kanë në raportet dhe stabilitetin në regjion.

Ai edhe njëherë ka shpreh gatishmërinë e Serbisë për vazhdimin e dialogut, pasi që Prishtina të heq dorë nga taksat e padrejta të cilat përveç ekonomisë serbe rrezikojnë edhe jetën e përditshme të serbëve në Kosovë.

Presidenti Vuçiq iu falënderua komesarit Han në mirëkuptimin dhe angazhimin që problemet ekzistuese të zgjidhen. Komesari Han përshëndeti gatishmërinë e Serbisë që të ruhet paqja dhe stabiliteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...