Kreu grabitje të armatosur, gjykata jep dënimin minimal

Aktuale

Kreu grabitje të armatosur, gjykata jep dënimin minimal

Më: 30 janar 2019 Në ora: 21:33
Pamje nga video

Qytetari të cilit me dhunë i grabitën 2500 euro, i pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit

Para më shumë se tri vitesh kishte qenë viktimë e një krimi. Bastri Kryeziu, thotë se atij i ishin grabitur 2500 euro.

Sipas tij, këtë vepër e kishte kryer Vullnet Hoxhaj nga Zhuri i Prizrenit.

Kryeziu rrëfen se si ai ia mori parat në një ditë nëntori të vitit 2015.

 “M’ka thirr Vullnet Hoxhaj, m’ka thanë me ja maru dy fontana, e aty n’kerr ma ka drejtu armën m’i ka marr 2500 euro, tani m’ka thirr prapë mi ka lyp 40 mijë euro ose do ta vras familjen”, ka treguar  Bastri Kryeziu, i dëmtuar

Viktima, e këtij krimi thotë se ishte ndjerë i frikësuar nga kjo kërkesë e Vullnet Hoxhajt.

Ai kishte vendosur që t’ia jap 40 mijë euro që po i kërkoheshin.

Por, parat nuk kishin qenë të tij.

Ato ia kishte dhënë policia, pasi që ky e kishte denoncuar rastin tek organet e rendit.

Ndërkohë, Vullnet Hoxhaj ishte kapur në flagrancë nga polica deri sa po i merrte parat nga Bastri Kryeziu.

Më pas ai ishte gjykuar në Gjykatën Themelore të Prizrenit, për veprën penale të grabitjes.

Për këtë vepër edhe i shpallur fajtor duke u dënuar me 3 vite burgim dhe 3000 mijë euro gjobë.

Të njëjtin vendim një herë ia kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Por, mbrojtja e Vullnet Hoxhajt  kishte vazhduar procedurën anikimore edhe në Gjykatë Supreme.

Organi më i lartë i drejtësisë kishte krhyer këtë rast në rivendosje.

E më pas Gjykata e Apelit kishte ndryshuar vendimin paraprak.

Bile të Vullnet Hoxhajt, ia ka ndërruar edhe cilësimin juridik të veprës.

 ‘’NDRYSHOHET aktgjykimi i Gjykatës Themelore - DKR në Prizren, P.nr.32/2017 të dt. 12.01.2018, përkitazi me cilësimin  juridik dhe vendimin për dënim, ashtu që Gjykata e Apelit, veprën penale grabitje nga neni 329 par. 1 të KPK-së, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor, e cilëson si vepër penale detyrimi nga neni 340 par. 2  të KPKsë”

Për këtë arsye i është ulur edhe dënimi Vullnet Hoxhajt.

“Vendimi për dënim, ashtu që tani për veprën penale të ri cilësuar detyrimi nga neni 340 par. 2 të KPK-së, i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) vjet e 6 (gjashtë) muaj”

Pos kësaj Hoxhaj është dënuar edhe me 2000 euro gjobë.

Por, ky vendim po i duket i padrejtë të dëmtuarit Bastri Kryeziu.

Ai e konsideron ofendues dënimin prej 1 vit e gjysmë burgim.

“Kurse tash çka është tmerr i rastit, tha u dënu me 1 vit e gjysmë burgim”.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i Kryeziut, në një përgjigje për T7 thotë se do të kërkojë që rasti të kalojë në Supreme.

 ‘’S’kena me u nal, kam vazhdu edhe në Supreme sepse s’ka hic mundësi me gjen detyrim, por asht grabitje. Me qenë grabitje ai i kish marr borxh.”

E televizioni 7 ka kontaktuar edhe me avokaten e Vullnet Hoxhajt.

Myrvete Qollaku, nuk ka pranuar të komentojë për rastin me arsyetimi se ende nuk e ka pranuar vendimin.

 ‘’Unë ende nuk e kam marr vendosjen e apelit, po sa e marr e shoh dhe thërras. Nuk e posedoj fizikisht, fillon afati për me i paraqit ankimimet si mbrotjëse”

Për këtë rast pala e dëmtuar ka kërkuar 20 mijë euro kompensim.

Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar pati ndodhur një rast që ngriti debat të madh në publik.

Bëhet fjalë për rastin e dënimit të një 18 vjeçare të komunitetit ashkali me 7 vite burgim për shkak të përfshirjes në një grabitje të armatosur, ku kishte grabitur 430 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat