Profesori i Shkencave të Sigurisë: Kryeministër mos u dorëzo taksa ia ktheu dinjitetin Republikës së Kosovës

Aktuale

Profesori i Shkencave të Sigurisë: Kryeministër mos u dorëzo taksa ia ktheu dinjitetin Republikës së Kosovës

Nga: N.Sh Më: 30 janar 2019 Në ora: 23:13
Ramush Haradinaj

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami thotë se, rezultatet e para janë dhënë pas vendosjes së taksës ndaj produkteve serbe.

Islami thekson se, ky presion ka ardhë shkaku i firmave të huaja që punojnë në Serbi të cilat përmes qeverive të tyre janë duke bërë presion që të largohet taksa.

Përmes një postimi në Facebook, Islami thekson se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me qetësi po i përballon këto presione.

Sipas tij, taksa ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës ia ktheu dinjitetin Kosovës, andaj i bën thirrjen kryeministrit që mos të dorëzohet para presioneve.

Ja postimi i plotë:

Vendosja e taksës ndaj produkteve serbe, duket se i ka dhanë rezultatet e para. Gjithë ky presion nga firmat e huaja që punojnë në Serbi e të cilat përmes qeverive të tyre po bajnë presion, nuk ēshtë e lehtë. Kryeministri me qetësi po i përballon këto presione. Taksa është e drejt dhe legjitime sepse koha ka tregue se është instument i duhur kundër Serbisë. Taksa ja ktheu dinjitetin Republikës së Kosovēs, prandaj Kryeministër mos u dorzo para presioneve. #jemimetyRamush

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat