Edhe Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror e shqetësuar me ligjin për pagat

Aktuale

Edhe Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror e shqetësuar me ligjin për pagat

Më: 31 janar 2019 Në ora: 08:30
Ilustrim

Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON) përmes një kumtese për media ka shprehur shqetësim ndaj projektligjit për pagat.

Gjatë kohës kur është diskutuar çështja e pagave dhe kur ky projektligj ka qenë në diskutim publik, SINKON ka dhënë vërejtjet e veta në projektligj.

“Si rrjedhojë, neni 27 i projektligjit parashihte trajtim të veçantë për kontrollorët e trafikut ajror për shkak të rëndësisë që ka ky profesion në funksionimin e shtetit të Kosovës. Së voni, kemi mësuar që ky nen është larguar i tëri nga ligji. Kontrolli i trafikut ajror është marrë si funksion nga KFOR-i në vitin 2004 dhe që nga ai vit kontrollorët e trafikut ajror kosovarë pos ofrimit te sherbimeve te trafikut ajror janë përgjegjës në bashkëveprim me NATO/KFOR edhe për ruajtjen e hapësirës ajrore të Kosovës. Në vitin 2010 Qeveria e Kosovës përmes marrëveshjes për Partneritet Publiko-Privat është obliguar ndaj koncensionarit Limak-Aeroport de Lyon që do t’i ofrojë shërbimet e navigimit ajror, përndryshe obligohet t’i kompensojë dëmin e shkaktuar”, thuhet në njoftim, përcjell KosovaPress.

Aktualisht, në Kosovë janë vetëm 22 kontrollorë të trafikut ajror nga 32 sa ishin më parë.

“10 kolegë tanë (mbi 30% e personelit) tashmë janë duke vazhduar karrierën jashtë Kosovës, fakt që dëshmon se këta profesionistë janë të pakënaqur me pagat e tanishme. Me këtë ligj mbetet e paqartë pozita e kontrollorëve të trafikut ajror. Nëse pagat e tanishme të kontrollorëve të trafikut ajror zbriten si rrjedhojë e ligjit, atëherë kjo do të ketë pasoja të pakëndshme për shtetin tonë. Shqetësimi ynë është përcjellur tek IFATCA dhe ATCEUC! Me këtë ligj, Kosova rrezikon të humbasë 22 kontrollorët të fundit të trafikut ajror (të cilët kanë investuar në sigurinë dhe cilësinë trafikut ajor në Republikën e Kosovës ) që i ka.Ftojmë institucionet e Kosovës që të jenë të arsyeshme dhe të “MOS E MBYLLIN PORTËN E VETME AJRORE TË KOSOVËS ME BOTËN!”, përfundon kumtesa. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat