Selimi: Vrasja e heronjve Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha duhet të hetohet

Aktuale

Selimi: Vrasja e heronjve Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha duhet të hetohet

Më: 31 janar 2019 Në ora: 08:42
Rexhep Selimi

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur sonte rreth vrasjes së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.Ndër të tjerash Selimi tha se ky rast do të duhej të hetohet nga autoritetet e Kosovës.

Selimi ka shtuar se me ish-komandantin e UÇK-së dhe heroin, Zahir Pajaziti është njohur qysh në vitet e nëntëdhjeta.

“Kosova sot do të duhej që t’i kthehej atij rasti dhe të hetonte se si ka ndodhur ngjarja. Kosova sot do të duhej të kishte mekanizmat e duhur për të parë se çka ka ndodhur. Kjo për të mos u lënë vend pamundësimeve. Lëndë ka”, ka thënë ai, shkruan Indeksonline.

Selimi ndër të tjerash ka theksuar se Zahir Pajaziti ka qenë një ndër shtyllat më të forta, ku është ndërtuar pastaj UÇK-ja.

“Mbi punën e tyre UÇK-ja jo vetëm u shpërnda në tërë Kosovën, por arriti të jetë gureilja më e suksesshme në botë”, ka thënë ai.

Selimi tha se UÇK-ja ka pasur fatin e madh që të ketë njerëz si Zahiri, Hakifi, Edmondi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat