Hoti: PAN duhet të ndalet, ka unitet vetëm për pushtet

Aktuale

Hoti: PAN duhet të ndalet, ka unitet vetëm për pushtet

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:25
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sot është shprehur se koalicioni PAN duhet të ndalet.

“Nuk ka orientim shtetndërtues, por ka unitet vetëm për të mbetur në pushtet. Ky koalicion po rrezikon çdo gjë që kemi arritur deri më sot. Ky koalicion po e kthen perceptimin e Kosovës si vend me korrupsion në rritje. Zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur këtë dëm që po i bëhet shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat