Djali i Ethem Çekut arrestohet për mbajtje të armës - Bota Sot
Djali i Ethem Çekut arrestohet për mbajtje të armës

Aktuale

Djali i Ethem Çekut arrestohet për mbajtje të armës

Më: 31 janar 2019 Në ora: 13:39
Ethem Çeku, dekan i Fakultetit të Edukimit

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Ard Çekun pasi në veturën e tij raportohet të jetë gjetur një armë pa leje.

Arrestimi i tij është bërë në Prishtinë.

Ard Çeku është djali i Ethem Çekut, dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kallxo ka mësuar nga Policia se Ard Çeku, i lindur në vitin 1997, është ndaluar mbrëmë nga Policia përderisa ishte në veturën e tij tipit ‘Audi’. Gjatë një kontrolli, në veturë është gjetur një armë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ethem Çeku, babai i të arrestuarit.

“Po, është e vërtetë, kjo ka ndodhë. Arma nuk është e djalit por e një shokut të tij nga Peja. Djali ka dhënë deklaratë në polici”, tha Ethem Çeku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...