Ish-ambasadori flet për ndarjen e Kosovës: Më e keqja që do të na ndodhë...

Aktuale

Ish-ambasadori flet për ndarjen e Kosovës: Më e keqja që do të na ndodhë...

Më: 31 janar 2019 Në ora: 14:49
Harta e Kosovës

Lulzim Peci, ish ambasador i Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ndarja e Kosovës, përveç që do të rezultonte me humbje të territorit, ajo do ta zhyste vendin në një krizë politike dhe ndër etnike.

Peci shkruan se, më e keqja që do të ndodh është se Serbia nuk do të pranoj formulën “ndarje për njohje”.

Sipas tij, Serbia do ta kontestoj pavarësinë e Kosovës  në nivel ndërkombëtar.

Ky është postimi i plotë:

Ndarja eventuale e Kosoves, jo vetem qe do te rezultoj ne humbje te territorit dhe resurseve te vendit tone, por do te zhyte vendin ne nje krize afatgjate politike dhe nder-etnike, te ciles nuk jam ne gjendje t’ia shoh fundin.

Nese ne ditet ne vijim Kuvendi i Kosoves dhe partite politike nuk e marrin situaten ne dore, ne do te ballafaqohemi me “aktin e kryer” te ndarjes se vendit tone. Me mend ne koke me hy ne negociata te suksesionit te nje vendi qe eshte i pavarur, dhe kjo vetem neve na bene vaki.

Me e keqja qe do te na ndodhe eshte qe Serbia me cdo gjase nuk do ta pranoj edhe formulen “ndarje per njohje”, por perpos qe do ta kontestoj pavaresine tone ne nivel nderkombetar, ajo do te proklamoj edhe mosnjohjen e kufirin e saj me Kosoven, duke i trajtuar si te papercaktuar dhe te kontestuar. E pastaj, mendoni se si do te duket Kosova, dhe cfare mund te jete politika e saj e jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat