Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një statusi në “Facebook”, ka perkujtjuar tre heronjëve të 31 janarit të vitit 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishte paralajmërim i një epoke të re në historinë e përpjekjeve tona të gjata për liri e pavarësi, përcjell Bota Sot.
Veseli ka shkruar se ne kemi obligim ndaj të kaluarës sonë dhe fëmijëve të Kosovës që të mos lejojmë të zë vend në mesin tonë përçarja. Shteti ynë bëhet i fortë vetëm duke qenë të bashkuar në vizionin tonë për të ardhmen.
Postimi i plotë
Rënia e tre heronjëve të 31 janarit të vitit 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ishte paralajmërim i një epoke të re në historinë e përpjekjeve tona të gjata për liri e pavarësi. Ishte paralajmërim i Epokës së UÇK-së, e cila po ngrihej për ta përmbushur ëndrrën tonë të madhe, ëndrrën për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Sot ne kemi obligim ndaj të kaluarës sonë dhe fëmijëve të Kosovës që të mos lejojmë të zë vend në mesin tonë përçarja. Shteti ynë bëhet i fortë vetëm duke qenë të bashkuar në vizionin tonë për të ardhmen.