PSD kërkon që kryeqyteti të trajtohet si një ministri

Aktuale

PSD kërkon që kryeqyteti të trajtohet si një ministri

Më: 31 janar 2019 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Punëtorët e Prishtinës kanë organizuar sot grevë të përgjithshme duke kërkuar rritje pagash. PSD ka kërkuar që komuna e Prishtinës të trajtohet sikur një ministri.

Por, kjo kërkesë nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme edhe nga partië e tjera.

“Punëtorët e Komunës së Prishtinës sot kanë organizuar grevë të përgjithshme duke kërkuar rritje të pagave. Komuna e Prishtinës nuk i përcakton nivelin e pagave prandaj këto kërkesa janë të drejtuara te qeveria dhe te Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Deputetja e PSD, Shqipe Pantina, si anëtare e komisionit ka kërkuar që Komuna e Prishtinës të dallohet nga niveli i komunave tjera me paga, për shkak të statusit të veçantë si kryeqytet, por edhe për shkak të vëllimit të punëve që është shumë më i lartë në krahasim me komunat e tjera, në çdo fushë.

Kërkesa e deputetes Pantina ka qenë që komuna e Prishtinës të trajtohet sikurse një ministri. Për porpozimin e PSD kanë votuar Shqipe Pantina dhe Rasim Selmanaj (AAK). Kundër kanë qenë të gjithë të tjerët, përfshi PDK, LDK (Arban Abrashi e Imet Rrahmani) e po ashtu edhe LVV (Valon Ramadani)” shkruan Shpendi Ahmeti në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat