Përfundon takimi i liderëve në Qeveri, Fatmir Limaj thotë se s’ka asgjë të veçantë

Aktuale

Përfundon takimi i liderëve në Qeveri, Fatmir Limaj thotë se s’ka asgjë të veçantë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 16:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Ka përfunduar takimi e Ekipit negociator për bisedime me Serbinë, që sonte është kanë mbajtur me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj. Pas takimit, asnjëri nuk u deklarua për media, veçse Limaj derisa u pyet nga gazetarët për takimin, nga distanca tha se “nuk ka kurrgjë”.

Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, që janë emëruar të udhëheqin Ekipin shtetëror për negociata me Serbinë, u takuan në ndërtesën e qeverisë, në takim me shefin e ekzekutivit, pas një takimi tjetër që patën me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe presidentin Hashim Thaçi, në zyrën e këtij të fundit.

Takimi filloi pasdite dhe, siç tashmë po ndodh zakonisht, nuk pati deklarime për media.

Kujtojmë se takimet e krerëve të institucioneve janë bërë më të shpeshta në këtë kohë, kur po kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të pezullohet taksa ndaj mallrave të Serbisë, e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Ata u takuan edhe sot në mëngjes, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë.

Shefi i Qeverisë, edhe një herë sot ka ripërsërit qëndrimin e tij sa i përket taksës, duke thënë që ajo nuk do të hiqet pa marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

 

Haradinaj dhe stafi i tij dalin të buzëqeshur nga zyrja e Thaçit, takimi vazhdon në objektin e qeverisë

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit në zyrën e presidentit Hashim Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i tij, Fatmir Limaj, janë parë ta kenë lënë takimin, por nuk janë prononcuar para gazetarëve që po i prisnin në oborrin e ndërtesave të Kuvendit dhe Qeverisë.

Të dy kanë hyrë në zyrat e ndërtesës së Qeverisë.

Nuk janë parë të kenë dal nga takimi kryeparlamentari Kadri Veseli e zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Në zyrë të Qeverisë ka hyrë edhe Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës dhe i PSD-së, që thotë se është në opozitë. Ahmeti bashkë me Limajn janë kryesues të Ekipit shtetëror të dialogut.

_______________________________________________________________________

I pari që ka dalur nga ky takim është ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Pa e thënë asnjë fjalë dhe krejt në heshtje, Chabert është parë këto momente duke u larguar nga objekti.

___________________________________________________________________________________________________________________

Liderët e koalicionit qeveritar janë mbledhur sërish në zyrën e Presidencës, me kryetarin e shtetit, Hashim Thaçi.

Mësohet se minuta më parë partnerët e koalicionit kanë shkuar në zyrën e Thaçit.

Kujtojmë se edhe sot gjatë ditës ata janë mbledhur aty, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan.

Lajmi i fundit: Liderët sërish në Presidencë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderët e koalicionit qeveritar janë mbledhur sërish në Presidencë.

Mësohet se liderët e partive në pushtet janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit bashkë dhe duke shkruar drejt zyrës së presidentit Thaçi.

Kujtojmë që në mëngjes në ndërtesën e Kuvendit janë takuar liderët e partive në pushtet pas takimit me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett me presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj e kryeparlamentarin Veseli.

Këto takime vijnë pas qëndrimeve të ndryshme që kanë liderët për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Ne do ju mbajmë me informacionet më të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat