Thaçi tregon se çka u bisedua në takim me  Haradinajn, Limajn, Pacollin dhe Kosnett

Aktuale

Thaçi tregon se çka u bisedua në takim me  Haradinajn, Limajn, Pacollin dhe Kosnett

Nga: D.RR Më: 31 janar 2019 Në ora: 20:02
Philip Kosnett dhe Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se në takimet që ka zhvilluar sot me liderët institucionalë, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, kanë biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sot, në prezencë të ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, kam zhvilluar takime të përbashkëta me liderët institucionalë, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. Në këto takime kemi biseduar për çështje të rëndësishme shtetërore, për ruajtjen e partneritetit të përjetshëm me SHBA-në dhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Interesi shtetëror duhet të bëjë bashkë gjithë spektrin politik, për të marrë vendime të rëndësishme për perspektivën e qytetarëve dhe për të ardhmen tonë euroatlantike, në përputhje me interesat e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë të Kosovës. Prandaj, në ditët në vijim, pres vendimmarrje të përgjegjshme në përputhje të plotë me interesat shtetërore. Nuk kemi kohë për të humbur. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat