Marrëveshja që po qarkullon në rrjetet sociale: Kosova humb 20% të territorit, Ujmani, Trepça, Shala...

Aktuale

Marrëveshja që po qarkullon në rrjetet sociale: Kosova humb 20% të territorit, Ujmani, Trepça, Shala...

Nga: N.Sh Më: 31 janar 2019 Në ora: 20:26
Harta e Kosovës

Në rrjetet sociale po qarkullon një dokument, ku po referohet që kjo do të jetë marrëveshja finale me Serbinë.

Për këtë marrëveshje, profesori dhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi thotë se, është shumë e dëmshme për Kosovën, ngase nga kjo Kosova do të humb 20% të territorit të Kosovës.

Përveç kësaj, Kosova e humb edhe Ujmanin, Mitrovicën, Trepçën, Shalën e Bajgorës, komunat ku janë kishat si Graçanica, Shtërpca, tokat në Deçan, hapësirat e patriarkanës së Pejës e shumë të tjera.

Lexojeni më poshtë postimin e Kelmendit, i cili më në detaje flet për këtë marrëveshje, se çka do të humb Kosova dhe atë se çfarë do të përfiton Serbia:

Marreveshje qe demeton ashper Kosoven

Nga ajo qe verehet nga marreveshja e publikuar ne mjrle te i firmimit. Qe edhe une e lexova, dalin disa ceshtje shume te renda dhe tipike antishteterore, kunder kombit shqiptar.

Me ketr marreveshje mbi 20%e territorit aktual te Kosoves humb Republika nga sovraniteti i Kosoves.

Ketu eshte Ujmani, Mitrovica, Trepca, Shala e Bajgores, komunat ku jane kishat, si Graqanica, Shterpca, tokat e shumeta ne Deqan, hapesira e patriarkanes se Pejes etj. Keto vende do te kene es-territorialitet.

Ndersa, merret vetem nje komune e kufizuar ne hapesire, sepse korridori i rruges automobilistike dhe hekurura nuk kalojne nen sovranitetin e Kosoves.

Bujanovci humb teresisht dhe 6-8 fshatra te Medvegjes i bashkohen Kosoves.

Ky sistem ka disa ane negative:

1. Copetimin dhe shkaperderdhjen totale te hapesires gjeografike te Kosoves dhe

2. E bene Kosoven totalisht jo funksionale dhe pa te ardhme si shtet.

Mbetet, nese keshtu perfundohet, qe kjo pjese e Kosoves se mbetur, te bashkohet vetem me Shqiperine.

Nuk ka mundesi tjeter te jetes se vete.

Kosova keshtu humb shume territor.

Mbi 2500 kiliometra katror i humb Republika e jone. Nuk merr as 300 kilometra katror. Ndersa, mbrenda vendit krijohet nje hapesire e madhe es-territiriale qe do te kontrollohet nga kisha serbe, e kendej thjeshte nga shteti kriminal serb.

Nje marreveshje e tille nuk i vlene Kosoves. Me kete del se vendi i yne brenda nje periudhe 100 vjeqare i humb mbi 20 mije kilometra katror. Ato te gjitha kane kaluar ose po kalojne nen sovranitetin e shtetit kriminal serb.

Mbi kete dhe per kete populli i yne duhet te jete syqel. Nuk duhet kursesi te leshon Ujmanin, Mitrovicen, Shalen e Bajgres dhe Trepcen.

Ne kemi te drejte legjitime edhe mbi tere Luginen e Presheves.

Mbrenda vendit asnje es-territor serb nuk duhet lejuar. Ato jane gangrene qe vetem fatkeqesi i sjellin vendit.

Kosova ka teritorin e vete dhe shtetin. Ate duhet ruajtur dhe kerkohet te ndertojme nje pushtet efektiv.

E ardhmha eshte jo ne ndarje, enkllavizimi i vebdit, por ne bashkim te Kosoves dhe te viseve shqiptare me Shqiperine.

Ketu nuk duhet bere leshime.

MK

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat