Vllasi: Amerika nuk kërkoi heqjen e taksës...

Aktuale

Vllasi: Amerika nuk kërkoi heqjen e taksës...

Nga: N.Sh Më: 31 janar 2019 Në ora: 20:54
Ilustrim

Ish-komandanti i Kosharës, Naser Vllasi “Cobra”, thotë se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kërkuar heqjen e taksës për produktet e Serbisë, pa ndonjë strategji e cila ishte dashur të përdorët si vegël ndaj Serbisë.

Kjo sipas tij, do duhej që të përdoret deri në njohje reciproke të dy shteteve, pra Kosovë-Serbi.

“Cobra”, i cili është nipi i avokatit të njohur Azem Vllasit, thekson se, me gënjeshtra na kanë hutu politikanët të cilët nuk janë të aftë për të udhëhequr me shtetin.

Sipas tij, politikanët nuk e kuptojnë gjuhën diplomatike të miqve tanë amerikan.

Ja shkrimi i plotë:

Nuk është kërkua nga Amerika heqja e taksēs pa ndonje strategji e cila ishte dashur të perdoret si vegel ndaj Serbisë, deri në njohje reciproke të dy shteteve?!!

O Njerëz na kan hutu me gënjeshtra politikajt tanë të cilet nuk janë të aftë për të udhehequr me shtetin tonë pasi që nuk e kuptojnë gjuhen diplomatike të miqëve tanë Amerikan!

Është koha e fundit të shtrijmë pushtetin në tërë teritorrin e Kosovës e sidomos ndaj Serbisë të tregohemi shtet demokratik, funksional dhe i foftë në sundimin e ligjit dhe luftimin e dukurive negative e sidomos luftimin e terrorizmit po që se futen grupe terroriste nga shtetet sllave dhe çfardo terrorizmi tjetër?!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat