Presidenti Thaçi pranon edhe një telefonatë nga Amerika

Aktuale

Presidenti Thaçi pranon edhe një telefonatë nga Amerika

Më: 31 janar 2019 Në ora: 21:09
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka biseduar edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, me të cilin është pajtuar që ta vazhdojnë përkushtimin në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Një bisedë telefonike kisha edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, me të cilin bisedova për situatën politike në Kosovë. Ne u pajtuam që ta vazhdojmë përkushtimin tonë në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha institucionet në SHBA janë në mbështetje të Republikës së Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është unike dhe plotësisht e vetëdijshme për këtë mundësi historike. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat