Zbulohet deri në detaje skenari: Hashim Thaçi i bëri ofertë LDK-së për të hyrë në qeveri. Lutfi Haziri, kryeministër!

Aktuale

Zbulohet deri në detaje skenari: Hashim Thaçi i bëri ofertë LDK-së për të hyrë në qeveri. Lutfi Haziri, kryeministër!

Më: 31 janar 2019 Në ora: 22:29
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Analisti politik, Astrit Gashi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për përpjekjet e presidentit Hashim Thaçi për shkarkimin e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi i ka bërë ofertë Lidhjes Demokratike që të hyjë në Qeveri, duke ia ofruar këto poste të larta në qeveri.

“PDK përmes Hashim Thaçit i ka bërë ofertë LDK-së që të hyjë në qeveri. Thaçi ia kishte ofruar LDK-së postin e kryeministrit. Madje, edhe ishte caktuar Lutfi Haziri si kandidat për kryeministër”, ka theksuar Astrit Gashi.

Sipas Gashit, pos kryeministrit, LDK-së ia janë ofruar edhe 5 ministri, të cilat do t’I zgjedhte vetë partia e drejtuar nga ana e Isa Mustafës.

“Kjo ofertë e PDK-së është refuzuar dhe kësisoj ka dështuar ky plan”, ka theksuar Gashi.

Ndryshe edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ditë më parë në një intervistë të dhënë për media ka theksuar se ka pasur ofertë nga PDK për rrëzimin e Ramush Haradinajt, dhe marrjen e LDK-së në qeveri.

Por, kjo deklaratë e Hazirit është mohuar nga ana e drejtuesve të Partisë Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat