Haradinaj: Kemi marrëveshje me SBASHK-un, mësimi fillon të hënën

Aktuale

Haradinaj: Kemi marrëveshje me SBASHK-un, mësimi fillon të hënën

Nga: A.M. Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 09:36
Pamje nga takimi

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se kanë arritur marrëveshjen me përfaqsuesit e SBASHK’ut, dhe se janë dakorduar që mësimi të fillojë të hënën.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se dialogu do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. 

“Sot, në takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe përfaqësuesit e SBAShK-ut përfunduam marrëveshjen me sindikatat dhe u dakorduam që mësimi të fillojë të hënën. Dialogu ynë do të vazhdojë në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend. Urime nxënës!”, ka shkruar Haradinaj. 

Image

Zyrtare: Mësimi fillon të hënën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Hardinaj dhe kryetarin e Kryetari i SBASHK-ut,  Rrahman Jashari.

Veseli përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se mësimi do të filloj të hënën.

Postimi i plotë:

Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur!

Mësimi fillon të hënën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat