Gashi dhe Hoxhiq flasin për problemet e qytetarëve të veriut

Aktuale

Gashi dhe Hoxhiq flasin për problemet e qytetarëve të veriut

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:17
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Skënder Gashi, në kuadër të vizitave që po i bën në Mitrovicën e veriut, sot ka vizituar edhe zonjën Adriana Hoxhiq, zyrtare kryesore ekzekutive në këtë komunë.

“Pas shumë vizitave, takimeve dhe  hulumtimeve që po i bëj në pjesën veriore të Kosovës në komunat Leposaviq, Zveqan, Zubin Potok dhe Komunën e Mitrovicës së Veriut ,  takova Znj. Adrijana Hoxhiq, ku tani është me pozitë si zyrtare kryesore ekzekutive e Komunës se Veriut, në Republikën e Kosovës. Kjo zonjë me dekada punoi ne stabilizimin e gjendjes politike, ekonomike, sociale dhe është e vetmja zonjë që u mundua të krijoj raporte dhe ura miqësore - lidhëse për qytetarët e kësaj pjese të Kosovës. -Biseda dhe pritja nga znj. Adrijana Hoxhiq ishte mjaft miqësore dhe korrekte. Ajo më njoftoi se i vetmi faktorë për stabilizimin dhe vendosjen e raporteve të shëndosha në këtë pjesë të Republikës së Kosovës janë ngritja e urave te shëndosha në mes të Popullatës dhe zhvillimi ekonomik”, ka shkruar Gashi në një postim në fb.

Pas këtij takimi, Gashi ka thënë se BE dhe Brukseli duhet ta shtrijnë politikën e pastër dhe konkrete për të gjithë qytetarët.

“Nga këtu nxora një konkluzion se Bashkësia Evropiane dhe në veçanti Brukseli, duhet ta shtrij politiken e pastër dhe konkrete, që qytetaret ta ndiejnë vetën të lirë pa dallim nacionaliteti  sepse qytetaret e kësaj pjesë kanë shtetin e vet - Republikën e Kosovës dhe duhet të ndihen të lirë të jetojnë dhe veprojnë. Andaj përgëzoj Zonjën e nderuar Adriana Hoxhiq për punën e mrekullueshme që po e bën me qytetarët, këtë rrugë duhet ta ndjekin edhe institucionet e Prishtinës,Beogradit dhe Brukselit”, ka përfunduar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat