Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, flasin për Kosovën dhe dialogun - Bota Sot
Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, flasin për Kosovën dhe dialogun

Aktuale

Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, flasin për Kosovën dhe dialogun

Nga: F. B. Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:19
Vuçiq dhe Çepuri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka takuar ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Çepurin me të cilin është diskutuar situate në regjion dhe posaçërisht dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan “Danas”, transmeton “Bota sot”.

Vuçiq i tha Çepurinit se vizita e Putinit “ka lënë shenjë në histori” dhe hapa konkret në marrëveshjet e nënshkruar mes dy vendeve. Ajo ishte nder për Serbinë dhe për te, vërtetim i respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe tradicional mes vëllezërve miq.

Ambasadori Çepurin ka falënderuar për mikpritjen “ vizitë kjo e cila pati shpirt”, duke shtuar se raporti mes dy vendeve është në nivel të lartë ku janë dëshmuar dëshira dhe synimi për thellimin e tyre.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shqyrtuar edhe diskutuar edhe situatën në regjion përkatësisht gjendjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Vuçiq ka theksuar se Serbia është e përcaktuar për paqe edhe stabilitet dhe kështu do të sillet edhe në të ardhmen, por ndalesa aktuale e dialogut mund të tejkalohet vetëm pas heqjes së taksave të pakuptimta dhe të dëmshme të Prishtinës në mallrat serbe.

Presidenti Vuçiq dhe Çepurin kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe furnizimin stabil të Serbisë me gaz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...