“Kryeministër, arrestimi i Thaçit dhe përjashtimi i Listës serbe nga Qeveria do ishte Game Over”

Aktuale

“Kryeministër, arrestimi i Thaçit dhe përjashtimi i Listës serbe nga Qeveria do ishte Game Over”

Nga: N.Sh Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 12:42
Hashim Thaçi

Ish-anëtari i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari përmes një reagimi në Facebook, drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe Kryeprokurorit të Kosovës, i fton që të bëhet arrestimi i presidentit Hashim Thaçi dhe të përjashtohet Lista serbe nga Qeveria e Kosovës.

Kjo sipas tij, do të ishte “Game Over” i krimit të organizuar në Kosovë, ku pastaj do të sillte stabilitet politik, ekonomik dhe të sigurinë në Kosovë.

Ky është postimi i plotë:

Kryeministër dhe kryeprokuror të Kosovës (nëse kem të tillë që e mbrojnë shtetin ton)!

Arrestimi i Hashim Thaçit dhe përjashtimi i Listës Serbe nga qeveria e Kosovës dhe ndalimi me ligj i kësaj dege paramilitare të Beogradit, do ishin Game Over për krimin e organizuar në veri dhe jug dhe do sillnin pas një kohe edhe stabilitet politik, ekonomik dhe sigurisë në Kosovë.

Ka plot serb në Kosovë që pranojnë shtetësinë e Kosovës dhe ju intereson vetëm jeta e tyre sociale, dhe nuk ju intereson lojnat e ndyra politike të Beogradit që serbet e Kosovës i përdor si lodra pasi koha e Millosheviçav, Kecmanav, Shollovicav... ka marr fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat