“A duhet të jap përgjegjësi Rrahman Jasharaj për javët e humbura?”

Aktuale

“A duhet të jap përgjegjësi Rrahman Jasharaj për javët e humbura?”

Nga: N.H Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 13:57
Rrahman Jasharaj

Pas tri javë grevë, të hënën fillon gjysmëvjetori i dytë mësimor, por për përmbajtjen e marrëveshjes së arritur në mes të krerëve shtetëror dhe SBASHK-ut, askush nuk foli, vetëm sa dolën para gazetarëve për të uruar njëri tjetrin.

Vendimi për ndërprerjen e grevës erdhi pas një takimi që u zhvillua në kabinetin e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook pyet se a duhet të japin përgjigje përgjegjësi udhëheqësit e SBASHK-ut.

“SBASHK-u paska bërë marrëveshje me Kadri Veselin, marrëveshja pa rezultat i ngjan asaj marrëveshje para 2 viteve (marrëveshjes elektorale).

Mësimi fillon të hënën, por a duhet të japin përgjegjësi udhëheqësit e SBASHK-ut për humbjen e mësimit për tri javë?”, shkruan Millaku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat