A është koalicioni në krizë shkaku i taksës? Tregon Fatmir Limaj

Aktuale

A është koalicioni në krizë shkaku i taksës? Tregon Fatmir Limaj

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 15:40
Fatmir Limaj

Zv.kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj pas mbledhjes së Komisionit për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, ka mbajtur një konferencë për media.

Limaj është pyetur nga gazetarët edhe rreth takimit të djeshëm dhe tensionet rreth taksës.

Ai ka theksuar edhe njëherë se do të gjindet zgjidhja e drejtë edhe për çështjen e taksës por ka thënë se nuk vihet në pikëpyetje asnjëherë partneriteti i Kosovës me SHBA-në.

I pyetur se a ka luhatur çështja e taksës koalicionin qeverisës, Limaj e ka mohuar një gjë të tillë.

“Ky koalicion qeverisës e ka marrë vendimin për taksën. Vendimi ka qenë i Qeverisë aktuale, pra vendim shtetror, nuk ka këtu vendime individuale”, ka përfunduar shkurtë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat