Zyrtare: Nenad Rikallo shkarkohet nesër

Aktuale

Zyrtare: Nenad Rikallo shkarkohet nesër

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 17:36
Nenad Rikallo

Ministri i Infrastrukturës, njëherit nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se Qeveria i ka votat për ta kaluar buxhetin në seancën e paraparë të mbahet të shtunën.

Lekaj pohoi se kushti që PSD e ka kërkuar për shkarkimin e Rikalos do të ndodh nesër (e shtunë).

“Fatbardhësisht do të kemi miratimin e buxhetit, votat janë të siguruara. Ligji për paga do të procedohet. Marrëveshja me PSD-në do të respektohet me përpikmëri, që mund të them që edhe shkarkimi i Rikalos do të ndodh.  E kam kolegë, por më vijë keq…”, citohet të ketë thënë Pal Lekaj në RTVD.

Mes tjerash Lekaj tha se nuk ka përçarje brenda koalicionit dhe se koalicioni po i kalon ditët më të mira që nga fillimi.

“Koalicioni numëron ditët më të mira që I kanë pasur. Sot erdhi edhe vendimi se greva në arsim do të ndërpritet. Bashkarisht Kryeministri, Kryeparlamentari dhe z.Limaj dhe gjithë koalicioni janë dakorduar që nga e hëna të filloj mësimi. Kjo është një dëshmi dhe porosi për të gjithë ata që mendojnë se koalicioni po lëkundet që të shohin edhe marrëveshjen e sotme”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat