Isa Mustafa: Ky person po del të jetë organizator i grevave

Aktuale

Isa Mustafa: Ky person po del të jetë organizator i grevave

Nga: N.H Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 19:32
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar përmes një postimi për ndërprerjen e grevës në arsim.

Ai ndërprerjen e grevës e ka konsideruar si lojë politike të kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili sipas Mustafës sot luajti rolin e Kryeministrit.

Mustafa ka akuzuar Veselin për organizim të grevës, duke bërë më vonë marrëveshje për dalje nga ajo.

Ja postimi i plotë i Mustafës:

Miq të nderuar

Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit. Ai sot, në rolin e ”Kryeministrit” arriti marrëveshjen me Sindikatën për ndërprerjen e grevës. Z. Veseli i gjeti dhe i premtoi paratë, për të cilat Kryeministri Haradinaj deklarohej se nuk ka. Nga kjo rezulton se z, Veseli si Kryetar i PDK-së dhe i Kuvendit i ka organizuar grevat prandaj edhe bëri marrëveshjen për dalje nga greva. Ndryshe si shpjegohet roli i Kryetarit të Kuvendit ( speaker -it) në këtë proces, kur këto janë përgjegjësi të ministrit të arsimit dhe të kryeministrit?! Shohim se çfarë marrëveshje tjetër do të bëjë z. Veseli javën e ardhshme. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat