Takimi i rrallë me Rugovën, Albright: Kosovës i kam kushtuar shumë kohë duke menduar se si ta ndihmoja

Aktuale

Takimi i rrallë me Rugovën, Albright: Kosovës i kam kushtuar shumë kohë duke menduar se si ta ndihmoja

Nga: A.ZH Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:07
Ish-presidenti I Kosovës Ibrahim Rugova me ish-sekretaren amerikane të Shtetit Madeleine Albright

Publicisti Xhevat Rexhaj, ka publikuar një fotografi nga një takim i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova me ish-sekretaren amerikane të Shtetit Madeleine Albright.

Rexhaj ka thënë se në atë kohë ishim miq me SHBA-në dhe Kosova udhëhiqej nga një “njeri e jo nga një bandit”.

Në këtë takim, Rugova ia kishte dorëzuar ish-sekretares Albright, Medaljen e Artë të Lirisë, me të cilën e kishte dekoruar më 12 qershor 2004, në 5-vjetorin e Ditës së Lirisë të Kosovës, përcjell Bota sot.

Albright kishte thënë se Kosovës i ka kushtuar shumë kohë duke menduar se si ta ndihmonte.

Postimi i plotë i Rexhajt:

Kur ishim miqë të SHBA-së, kur e kishim Zotin e shpisë NJERI e jo bandit!

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në një solmnitet rasti, sot i dorëzoi ish sekretares amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, Medaljen e Artë të Lirisë, me të cilën e ka dekoruar më 12 qershor 2004, në 5-vjetorin e Ditës së Lirisë të Kosovës.

Presidenti Rugova pasi shprehu kënaqësinë për takimin me zonjën Ollbrajt, e çmoi si mike të madhe të Kosovës dhe të popullit tonë. Duke e falenderuar që sot ndodhet në vendin tonë dhe që ka gjetur kohë të jetë këtu, Presidenti tha se ajo "gjithmonë është e dashur dhe e respektuar".

Zonja Ollbright shprehu kënaqësinë e madhe që sot ndodhet në Kosovë.

"Kosovës i kam kushtuar shumë kohë duke menduar se si ta ndihmoja. Shumë shpesh jam ndjerë edhe e shqetësuar për të. Prandaj sot jam shumë e kënaqur që jam këtu, pikërisht këtë vit që është vendimtar për Kosovën", u shpreh pas takimit zonja Medllin Ollbrajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat