Lekaj: Nëse vihet në votim pezullimi i taksës nesër përfundon gjithçka

Aktuale

Lekaj: Nëse vihet në votim pezullimi i taksës nesër përfundon gjithçka

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 21:00
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka thënë se AAK e mbështet fuqishëm kryeministrin Haradinaj në qëndrimin e tij për mos heqjen e taksës ndaj shtetit serb.

Lekaj ka thënë se taksa ishte ndër vendimet më të guximshme të Qeverisë.

Ai ka thënë se kjo taksë nuk dëmton marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa i pyetur se çka do të ndodh nëse nesër Kuvendi do e hedh në votim pezullimin e taksës, Lekaj ka thënë se atëherë do të përfundoj gjithqka.

“Jo nuk e besoj që do të ndodh një gjë e tillë, po të ndodhte atëherë do të përfundonte gjithçka” ka thënë Lekaj në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat