Ramush Haradinaj ia ofron këtë post në Qeveri, Sylejman Selimit

Aktuale

Ramush Haradinaj ia ofron këtë post në Qeveri, Sylejman Selimit

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 21:52
Ramush Haradinaj dhe Sylejman Selimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka ofruar postin e këshilltarit gjeneralit, Sylejman Selimit. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se do të fillojë punën si këshilltar në Qeveri nga java e ardhshme.

Pikërisht gjatë ditës së sotme, Haradinaj e ka pritur në zyren e tij gjeneralin, në të cilin takim mbase i është propozuar kjo detyrë.

Sot është bërë pikërisht një javë që nga lirimi i Selimit nga burgu i Dubravës, lirim i cili është përshëndetur nga të gjitha partitë e liderët politikë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat