Burri i Albulena Haxhiut me akuza të rënda ndaj Qendron Kastratit: Shkërdhyes idealesh, për të cilat të ra prindi dëshmor

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut me akuza të rënda ndaj Qendron Kastratit: Shkërdhyes idealesh, për të cilat të ra prindi dëshmor

Nga: A.ZH Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 00:06
Qendron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati, ka thënë se nesër është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe komunën e tij, pasi në Kuvendin e Kosovës do të votohet Buxheti i vitit 2019.

Ai ka thënë se viti 2019 do të jetë viti më i mirë për Kamenicën e pasluftës, pasi sipas tij, sivjet do të ketë shumë investime në këtë komunë, përcjell Bota sot.

Por, Kastratit në postimin e tij në Facebook, i ka reaguar ashpër Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Krasniqi ka thënë se Kamenica do t’ia tregojë vendin “imbecilit e bukëshkelësit, për të cilin ka rënë dëshmor edhe babai i tij”.

Krasniqi e ka quajtur “fundërrinë” Kastratin, pasi ka thënë se ai ka vjedhur mandatin dhe ka treguar në kurriz të vendit për pushtet.

Komenti i plotë i Alban Krasniqit:

Jo Kamenica, por pazari juaj i ndyer me territor e matrapazllaqe.

Ty Kamenica ka me ta treguar vendin imbecil e bukëshkelës dhe shkërdhyes idealesh, për të cilat të ra prindi dëshmor.

Në një kohë ndryshe ti bashke me fundërrinat që vodhët mandatet dhe i tregtuat për pushtet ne kurriz të vendit do të perfundonit në ndonjë kontejner apo e kanalizim, sepse të tillë jeni..bërllog-jashtëqitje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat