Kryeministri Haradinaj shkarkon zyrtarisht Nenad Rikallon

Aktuale

Kryeministri Haradinaj shkarkon zyrtarisht Nenad Rikallon

Nga: D.RR Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 08:38
Ramush Haradinaj dhe Nenad Rikallo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë sot në mëngjes vendim dhe ka liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, përcjellë "Bota sot".

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj i shpreh falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ky shkarkim erdhi pasi është një ndër kushtet e PSD-së për ta votuar buxhetin e Kosovës që do të hidhet në votim sot në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo.

Z. Rikallo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikallo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur.

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat