"Zëri i Amerikës": ShBA dhe 5 vendet e BE-së kundërshtojnë praktikën e raportimit tremujor për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Aktuale

"Zëri i Amerikës": ShBA dhe 5 vendet e BE-së kundërshtojnë praktikën e raportimit tremujor për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Nga: F.B Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 09:29
OKB

Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk ka arritur sot me koncensus të miratojë rendin e ditës për shkurt për shkak të dilemës a duhet që të vazhdojë tradita e deritashme e raportimit në baza tre mujore dhe debatit të raportit të sekretarit gjeneral për misionin e UNMIK-ut në Kosovës, raporton Zëri i Amerikaës (VOA) transmeton “Bota Sot”.

Në njoftimin e publikuar nga Zëri i Amerikës thuhet se Këshilli i Sigurimit

Sot nuk arriti të miratojë me konsensus rendin e ditës për muajin shkurt për shkak mosmarrëveshjes dhe dilemës nëse duhet  ose jo të vazhdohet me praktikën e vendosur të debateve tre-mujore mbi raportet e Sekretarit të Përgjithshëm mbi misionin e UNMIK-ut në Kosovë.

Si transmeton Zëri i Amerikës, SHBA ishin kundër të vazhdimit të kësaj praktike, me mbështetjen e pesë vendeve anëtare të BE, ndërsa Rusia u zotua për takime tre mujore si më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat