Deputeti më i vjetër, i vetmi në kohë në sallën e Kuvendit

Aktuale

Deputeti më i vjetër, i vetmi në kohë në sallën e Kuvendit

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:05
Adem Mikullovci i vetmi në kohë në sallën e Kuvendit

Salla e Kuvendit të Kosovës është pothuajse e zbrazët megjithëse ishte paraparë që në orën 10 të fillonte seanca.

Deputeti më i vjetër në moshë, Adem Mikullovci nga Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi që po qëndron në sallë në këto momente në ditën kur në kuvend do të vendoset për disa çështje shumë të rëndësishme.

Sot është paraparë që të votohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2019 dhe Ligji për Nivelizimin e Pagave që shkaktoi krizë të grevave në vend.

Një dështim i votimit të buxhetit sot do të thotë mungesë të pagave për sektorin publik për muajin shkurt ndërsa një dështim tjetër i votimit të buxhetit deri në mars do të thoshte rënie e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat